Kolumbi, vriten 3 gra nga shpërthimi në një qendër tregtare

Të paktën tre gra vdiqën, ndërsa nëntë persona u lënduan dje në një sulm në qendrën tregtare Andino në Bogotë, i cili është shumë i njohur mes të huajve.

Një prej viktimave është një franceze 23 vjeçare, e cila ka punuar në Kolumbi si vullnetare një lagje të varfër të Bogotës, deklaroi prefekti i kryeqytetit  kolumbian Enrike Penjalosa. Edhe një grua është në gjendje të vështirë, por jeta e saj është jashtë rrezikut, shtoi aim transmeton MIA.

Shpërthimi ka jehuar në një tualet për femra në momentin kur qendra tregtare ka qenë përplot me njerëz, të cilët kanë blerë dhurata për shënimin e Ditës së babit.

Sipas informacioneve fillestare të dhëna nga policia shpërthimi ka ndodhur dje rreth orës 17 sipas kohës lokale (orën 22:00 sipas Grinçinit).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button