Francë, sot raundi i dytë i zgjedhjeve parlamentare

Qytetarët francezë votojnë sot për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, raporton Anadolu Agency (AA).

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 sipas orës lokale, ndërkohë garojnë kandidatët të cilët kanë mundur të sigurojnë më shumë se 12.5 për qind të votave në raundin e parë të zhvilluar më 11 qershor. Në rajonet ku kjo kuotë nuk është kaluar garojnë kandidatët që kanë më shumë vota nga raundi i parë.

Ndërkohë 577 kandidatët të cilët do të sigurojnë shumicë votash në rajonet e tyre, do të mund të shkojnë në Parlamentin Kombëtar.

Franca numëron rreth 46 milionë zgjedhës brenda vendit dhe 1.3 milionë zgjedhës në rajonet jashtë.

Zgjedhjet zhvillohen nën masa të rrepta sigurie për shkak se ende vazhdon të jetë në fuqi gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët do të kenë mundësinë e ushtrimit të drejtës së tyre kushtetuese në 69 mijë qendra votimi. Në këto qendra votimi janë në detyrë 50 mijë efektivë të forcave të sigurisë.

Ndërkohë që në qytetet e vogla mbyllja e kutive do të jetë në orën 18:00 sipas orës lokale, në disa qytete të mëdha ora e mbylljes së tyre do të jetë 20:00.

Lëvizja e Macron në avantazh

Shumica në Parlamentin e Francës është më shumë se 289 deputetë. Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në raundin e parë 32.32 për qind e votuesve votuan për lëvizjen e presidentit Emmanuel Macron, Lëvizjen Marshimi, ndërsa bashkë me Lëvizjen Demokratike ata kanë siguruar 390-430 deputetë.

Sipas përfundimeve të randit të parë koalicioni i djathtë ka siguruar 85-125 deputetë, ndërsa Partia Socialiste 22-32 deputetë, duke marrë 9.51 për qind.

Nga ana tjetër e djathta ekstreme sipas rezultateve të raundit të parë thuhet se ka marrë 13.20 për qind dhe ka siguruar 5 – 15 deputetë. Megjithatë një gjë është e sigurtë në këto zgjedhje, shumica e parlamentit do të rinovohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button