Vardari merr talentet shqiptar, tani edhe Beckon e Shkupit?!
Skuadra e Vardarit ka arritur që gjatë këtij afati kalimtar të përforcohet me një nga futbollistët shumë të talentuar në vendin tonë, Visar Musliun e Renovës për të cilin flitej se interesim të madh kishte shprehur edhe Shkëndija, por që në fund gjithçka të vendosej që 22 vjeçari nga Gostivari të vendos që të kaloj në radhët e ekipit kuqezi nga Shkupi.
Vetëm disa muaj më parë Vardari i kishte marrë nga brenda edhe një talent të madh Shkëndijës, bëhet fjalë për futbollistin nga Shkupi Besir Demiri i cili kishte kohë që po luante me Shkëndijën, por që në fund oferta që kishte marrë nga Vardari e kishte joshur futbollistin shqiptarë të kalojë nga Shkëndija te Vardari. Që të dy këta futbollist janë pjesë e reprezentacionit U21 të Maqedonisë, që shkruan historinë, duke i dhënë për herë të parë mundësinë Maqedonisë të luajë në një kampionat futbollistik.
Së fundi është duke u pritur që Vardari të merr edhe një talent tjetër të madh të futbollit të Maqedonisë, bëhet fjalë për Besar Isenin e Shkupit, futbollisti 20 vjeçar për të cilin kishin ardhur ta shikojnë edhe skautët nga Arsenali i Premier Ligës angleze. Jo zyrtarisht mësohet se Iseni gjatë këtyre ditëve do të prezantohet te Vardari. Kështu i bie që Vardari nga secila ekip shqiptare që luan në Ligën e Parë të Maqedonisë, (Shkëndija, Renova dhe Shkupi), të merr futbollistët më të mirë dhe më të talentuar, duke menduar për të ardhmen e klubit. /Portalb.mk/