Urim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me rastin e “Shën Kirilit e Metodit”

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emër të vet personal dhe në emër të deputetëve, dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë “Shën Kirili e Metodi”, Dita e Shën Kirilit e Metodit.

“Me këtë festë u shfaqim respekt vllezërve të shenjtë Kirilit e Metodit si themelues të alfabetit dhe lerësisë sllovene, meritorë për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të gjithë popujve sllovenë. Si ithtarë më të mëdhenj të lirisë së frymës njerëzore, kontributi i tyre i madh në betejën kundër harresës dhe mosditurisë është me vlera të çmueshme, sepse vetëm fjala e shkruar është ajo që mbetet dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe mençuria e njeriut”, ceket në urim.

Sipas Xhaferit, duke ndritur fillimisht veten, Kirili e Metodi, përmes besimit krishter, me veprat e veta treguan se njeri i ndritur dhe i arsimuar është ai njeri i cili është i mirë dhe i drejtë, i cili e dashuron të vërtetën dhe njerëzimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button