Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe jostabil, me kushte për mot të lig lokal me dukuri të breshërit dhe erë të përforcuar.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 16 gradë, ndërsa e ditës prej 15 deri 23 gradë. Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe me vranësira posaçërisht në orët e pasdites me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 13 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 22 gradë. Deri të shtunën rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të serisë së valëve të lagështa ajrore, kështu që moti në orët e pasdites do të jetë i ndryshueshëm dh jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Të enjten do të jetë mot me vranësira gjatë tërë ditës dhe priten reshje më të rrëmbyeshme të shiut, psoaçërisht në pçjesët jugore. Temperatura do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë. Të premten dhe të shtunën reshjet do të jenë më të lokalizuara, gjatë ditës do të ketë edhe periudha me diell, por do të fryjë erë e prëforcuar veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button