Zekirija Ramadani, i lindur të bëhet kampion
Kur kanë mbetur edhe tri javë para përfundimit të kampionati i Vala Super Ligës në futbollin kosovar, Trepça 89 arrin që për herë të parë të shpallet kampion i Kosovës. Ekipi nga Mitrovica këtë gjysmë sezonë është udhëhequr nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani.
Për Trepçën kjo arritje është historike, pasi për herë të parë pas 25 viteve nga themelimi i klubit ka fituar titullin e kampionit.
Të përkujtojmë se para se Ramadani të merr drejtimin e Trepçës, karrierën e kishte filluar me Shkupin duke e ngjitur në Ligën e Parë, pastaj u transferua në Shqipëri te Flamurtari i Vlorës duke arritur ta mbajë në Superligë. /Portalb.mk/