Veljanoski nuk i ka dorëzuar vulat sepse ato janë te shërbimet e Kuvendit

Dorëzimi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit nuk është e lidhur me ndonjë dorëzim të vulave, nga shkaqe të thjeshta akoma asnjë kryetar i Kuvendit nuk ka pasur vulë, por vetëm faksimile, njofton Portalb.mk.

“Kryetari nuk është arkivist që të ketë vulë”, deklaruan shkurtë nga shërbimet e Kuvendit.

Ndryshe, vulat janë të nevojshme që të mund kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, të dërgojë letër zyrtare te kryetari i shtetit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, se është formuar shumica parlamentare për formimin e Qeverisë, por edhe për gjitha komunikimet tjera zyrtare.

Dorëzimi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë ndodhi dje, ndërsa siç deklaroi Xhaferi, dorëzimi u zhvillua “normalisht”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button