Ish-këshilltarja e Obamës nuk dëshmon për “ndërhyrjen ruse” në zgjedhje

Këshilltarja për siguri kombëtare e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, refuzoi të dëshmojë para Senatit për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016, shkruan REL, njofton Portalb.mk.

Avokatja e Susan Rice i njoftoi liderët e Komitetit të Senatit për Drejtësi.

Dy ish-zyrtarë të tjerë të Obamës pritet të dëshmojnë: ish-ushtruesja e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, dhe ish-drejtori i inteligjencës kombëtare, James Clapper.

Rice u bë pjesë qendrore e hetimeve të Komitetit kur presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ajo mund të ketë kryer krim kur ka kërkuar nga analistët e inteligjencës të zbulojnë emrin e një bashkëpunëtori të Trumpit, të përmendur në një raport të inteligjencës.

Rice tha se nuk ka bërë asnjë gabim.

Avokatja e saj, Kathryn Ruemmler, tha se Rice i mbështet hetimet e Komitetit, porse është e rrallë për Kongresin të kërkojë dëshmi nga këshilltarja e ish-presidentit për siguri kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button