Matematika i jep shpresa teorike Shkëndijës në luftë për titull
Dje është luajtur xhiroja e 25-të e sezonit pranveror të Ligës së Parë Futbollistke të Maqedonisë, ndërsa deri në fund kanë mbetur të luhen edhe 10 xhiro. Edhe pse skuadra e Vardarit ka 11 pikë diferencë ndaj Shkëndijës, e cila dështoi në dy ndeshjet e fundit, teoritikisht ende ka shpresë për të luftuar për titullin kampiona. Barazimi i fundit me Renovën (1:1), në fund të kampionatit mund të jetë edhe vendimtar që Shkëndija edhe këtë sezon mos të jetë kampion. Trajneri Brdariç është i dëshpëruar nga këto rezultate dhe paralajmëron zhvillimin e skuadrës.
“ Sot ishte ndeshje e vështirë, në të cilën ne kishim shansin të marrim tre pikë. Por ne dinim rreth këtij kundërshtari, është derbi i Tetovës. Ne nuk fituam dhe jemi të dëshpëruar për këtë ndeshje. Por ne duhet të mësojmë nga kjo ditë dhe kjo ndeshje, shkojmë përpara për të zhvilluar skuadrën tonë dhe ky është qëllimi ynë.”, ka thënë Bërdariç.
Në 10 xhirot e fundit të këtij kampionati skuadra e Shkëndijës do të shpresojë që Vardari të gabojë në së paku katër ndeshje dhe një ndër to të jetë edhe përballja mes vete.
Në xhirot e fundit të këtij sezoni do zhvillohet një garë e ashpër për mbijetese, ku kanë mbetur katër skuadra, ndërsa më larg ekzistencës janë Bregallnica dhe Makedonija Gj.P., e që pas tyre është renditur Pobeda, ndërsa Shkupi me paraqitjet e fundit ka dëshmuar se është ekip që nëse vazhdon me këtë ritëm, mundë të ngjitet edhe më lartë se pozita e shtatë që mban për momentin në tabelë.
Xhiroja e 26-të, shkaku i festës shtetërore në Maqedoni, do të zhvillohet ditën e shtunë. /Portalb.mk/