Vauter Plomp: Mosfunksionimi i PSP-së, prishje e Marrëveshjes së Përzhinos

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë, Vauter Plomp, në një intervistë për “Faktor“, tha se Prokuroria Speciale Publike është pika kyçe e Marrëveshjes së Përzhinos duke pasur parasysh se kriza politike filloi para 2 viteve me të ashtuquajturat “përgjime” të cilat zbuluan materiale serioze për krimin dhe korrupsionin, njofton Portalb.mk.

“Prokuroria Speciale Publike (PSP) është themeluar që thellësisht t’i hulumtojë ato materiale dhe ti nxjerrë para drejtësisë. Këtë çfarë e shohim gjatë muajve ose vitit të fundit, është pikërisht ajo çfarë qe shkruar në raportin e Stejt Deparmentit, në të cilin u tha se është e qartë se ekziston fushatë koordinuese për dobësim të kredibilitetit dhe punës së PSP-së. Kjo është serioze. Sepse, nëse PSP-ja nuk do të arrijë të realizojë atë për çfarë edhe u themelua, në themel t’i hulumtojë materialet, atëherë duket se tërë procesi i Përzhinos është shkatërruar. Ashtu që, vetëm nëse PSP nuk arrinë të realizojë atë për çfarë u formuar, atëherë nuk do të ketë fund të krizës. Mendoj se me rëndësi është që ekipi i PSP të vazhdojë me punë për aq sa do të jetë e nevojshme. Sigurisht, Kuvendi është ai që duhet të vendos për mandatin, por para se gjithash, institucionit duhet t’i mundësohet që të vazhdojë punën e tij dhe të mos pengohet nga institucionet e tjera”, porositi ambasadori i Holandës, Vauter Plomp.

Por ambasadori bëri të ditur se presidenti Ivanov duhet të rishqyrtojë vendimin dhe të dorëzojë mandatin për formimin e Qeverisë, dhe se duhet t’i pranojë porositë e ndërkombëtarëve për formim të Qeverisë me shumicë parlamentare.

“Mendoj Ivanov ka ende kohë që të ndërrojë mendje, ka ende mundësi për dialog, ka ardhur momenti kur partitë duhet të bisedojnë ndërmjet vete dhe të dëgjojnë njëri tjetrin. Kjo shkon edhe për ndërkombëtarët dhe shoqërinë ndërkombëtare në Maqedoni. Shpresoj se presidenti Ivanov herën tjetër do të pranojë të takohet me eurokomesarin Johanes Han dhe me cilin do përfaqësues të shoqërisë ndërkombëtare dhe se kjo do të jetë dialog që në fund disa pozita të shqyrtohen”, tha Vauter Plomp.

LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 1-shi, 15 korrik 2015
LEXO: Marrëveshja e Përzhinës 2-shi, 20 korrik 2016 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button