LSDM: Pakica parlamentare nuk guxon ta kidnapojë të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit

“Asnjë bllokadë e proceseve demokratike, asnjë replikim i panevojshëm nga ana e pakicës parlamentare nuk do t’i ndalojë ndryshimet dhe nuk do ta kidnapojë ardhmërinë e shtetit për të cilën kanë votuar shumica e qytetarëve”, kumtojnë sot nga LSDM, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se “punëtorët e falimentuar sot do të kishin status të zgjidhur dhe të ardhura dinjitoze, nëse Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij nuk do ta frenonin punën e Kuvendit në mënyrë të ashpër”.

“Qytetarët tjerë edhe sot do të paguajnë rrymë të shtrenjtë dhe  do të paguajnë taksë radiodifuzive pasi që pakica parlamentare është e frikësuar nga përballja me përgjegjësinë dhe e shkelë vullnetin e shumicës”, shtojnë nga LSDM.

Partia e Zaevit thekson se 700.000 qytetarë kanë zgjedhur Qeveri për ndryshime, drejtësi, barazi dhe jetë për të gjithë, andaj siç thonë ata, këtë asnjë përpjekje dëshpëruese e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij nuk do të mund ta ndalojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button