“El Clasico” në kontinentin Amerikan

Barcelona dhe Real Madrid, do të zhvillojnë ndeshje miqësore në kontinentin Amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Këtë verë, në kuadër të përgatitjeve të sezonit të ri do të zhvillohet një ndeshje me Real Madrid, për Kupën Ndërkombëtare të Kampionëve 2017. Ndeshja do të zhvillohet më 29 korrik në stadiumin Hard Rock të Miami Dolphins, ekip në NFL”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

“El Clasico” në të cilën përballen dy gjigantët e Spanjës, është ndër ndeshjet më të shikuara në botë. Dy ekipet edhe para 25 vitesh jashtë Spanjës, në Venezuelë kishin zhvilluar një ndeshje. Ndeshja e cila do të zhvillohet në SHBA, do të kaloj në histori si “El Clasico” e dytë e luajtur jashtë Spanjës.

Barcelona dhe Real Madrid, për të fundit herë u përballën më 3 dhjetor 2016, në stadiumin Nou Camp, ndeshje e cila kishte përfunduar 1-1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button