Peshevskit të VMRO-së nuk i pengon gjuha shqipe në konferencë për shtyp të Qeverisë

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale, Shyrete Elezi, në konferencën e përbashkët për shtyp të Qeverisë me zëvendëskryeministrin, Vlladimir Peshevski, është drejtuar në gjuhën shqipe. Ministrja Elezi fillimisht foli në maqedonisht, ndërkaq më pas të njëjtën e ka përsëritur edhe në gjuhën amë – shqip, njofton Portalb.mk.

Në pyetjen e gazetarëve se “Peshevski me fjalimin e koleges suaj në gjuhën shqipe a rrezikohet Qeveria dhe sovraniteti i Maqedonisë”, zëvendëskryeministri tha se “Pyetjen do ta kuptojë si përpjekje për provokim dhe nuk do të përgjigjem”. Por, nuk ndjehem aspak i rrezikuar nga fjalimi i ministres në gjuhën shqipe”.

Konferenca për shtyp ishte për politikën qeveritare dhe masat për zhvillim të barabartë në Maqedoni.

Ndryshe, sjellja e një ligjit të ri, e cila do të avanconte gjuhën shqipe në përdorimin zyrtar të saj, ka bërë bujë të madhe nga partia, ku bën pjesë edhe Peshevski – VMRO-DPMNE. Pasi e njëjta nuk arriti që të bëjë koalicion me BDI-në për formim të Qeverisë, lideri i saj doli me retorikë të ashpër ndaj gjuhës shqipe, ndërkaq më pas të njëjtat fjalë i përsëriti edhe presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë, liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, m’u për shkak se ai kishte rënë në pajtim për një ligj të ri të gjuhës shqipe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button