Dëmtim horror i Fernando Torres, lojtarët përloten (VIDEO)

Minutat e fundit të ndeshjes Deportivo la Korunja-Atletiko Madrid, janë kthyer në momente ankthi për lojtarët e skuadrës madrilene të cilët kanë parë se si Fernando Torres ka mbetur pa ndjenja pas në përplasje të tmerrshme dhe u largua me ambulancë drejt spitalit, shkruan Albeu, përcjell Portalb.mk.

Në minutën e 83-të të takimit, pas një dueli ajror, “El Nino” ra në tokë duke përplasur kokën dhe mbeti pa ndjenja në fushë. Shokët e skuadrës vrapuan me shpejtësi për ta ndihmuar bashkë me mjekët, ndërsa i nxorën gjuhën lojtarit për t’i liruar frymëmarrjen.

Futbollistët e Atletikos mbetën të tronditur duke parë se Torres nuk reagonte për 2-3 minuta, ndërsa shumë lojtarë filluan të përloteshin. Mjekët arritën të përmendnin futbollistin aq sa për të mundësuar transportin e tij dhe ai u vendos menjëherë në një ambulancë dhe u dërgua me shpejtësi në spital.

Ky episod kaloi plotësisht në plan të dytë rezultatin teknik të ndeshjes, që u mbyll në barazim me dy skuadrat që vetëm menduar se si të dëgjonin sa më parë vërshëllimën përfundimtare në minutat e mbetura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button