“Forumi i Patriotëve Mendjelirë”: Kreu i VMRO-DPMNE-së do që të shpëtojë

I ashtuquajturi “Forumi i Patriotëve Mendjelirë” nëpërmjet një kumtesë e dënojnë ashtu siç thonë “përpjekjen që kreu i VMRO-DPMNE-së nëpërmjet maltretimit të anëtarësisë të shpëtojë nga keqbërjet që i ka bërë”, njofton Portalb.mk.

“Nënshkrimi i organizuar i anëtarëve, më së shpeshëti administratorë, për pjesëmarrje në protestë është përpjekje e ashpër për trysni dhe patjetër të ndalojë. I bëjmë thirrje patriotit të rrejshëm Gruevski, që në vend që të qaj dhe aktrojë si viktimë nëpër mediat proqeveritare, menjëherë të japë dorëheqje dhe ta lirojë partinë e cila është e uzurpuar nga një bandë e vogël kriminele. Dorëheqje e Gruevskit dhe udhëheqësisë kriminele do të thotë lirim dhe demokratizim të partisë, ndërkaq më atë do t’i hapet rrugë fitores në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në kumtesë.

Forumi dërgon thirrje deri te, ashtu siç thonë, “anëtarësia e ndershme që të mos bien pre e trysnive dhe gënjeshtrave të cilat i bën kreu i VMRO-DPMNE-së”.

“Maqedonisë në këtë moment nuk i duhet destabilizim dhe skenarë të zeza”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button