Një mijë denarëshet falso në gjuhën shqipe dhe broshurat për “dënim”, vërshojnë Manastirin

“Mëhalla e Gjerë” e Manastirit, sot në mëngjes ishte i vërshuar me bankënota të falsifikuar prej 1.000 denarëve të shtypura në gjuhën shqipe, por edhe me broshura në të cilat shkruhet “dënim prej 5.000 eurove për të gjithë ata që nuk dinë gjuhë shqipe”, njofton Portalb.mk.

Aksioni sipas të gjitha gjasave ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, broshurat dhe bankënotat e falsifikuar janë hedhur dhe ngjitur gjithandej, ndërkaq të punësuarit e Ndërmarrjes Publike Komunale, mundohet që t’i pastrojnë.

“Si i kanë ngjitur çuditem, as fshesa e as uji nuk i heq”, u ankua njëri nga punëtorët e Ndërmarrjes Komunale “Komunalec”.

Aksioni është i njëjtë me paralajmërimet e njëjta disaditore për marsh protestues kundër gjuhës shqipe, e cila është e nxitur nga VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit.

banknoti-albanski-2

banknoti-albanski-4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button