Gazetarët e MPM-së prej sot në grevë nga gjashtë orë

Me shpërndarje simbolike të numrit jubilar të 5000-të, të gazetës “Vest” nga ana e bordit të grevistëve të “Vest”, “Utrinski”, dhe “Dnevnik”, sot u shënua dita e pestë e grevës së gazetarëve dhe e punëtorëve të mediave në redaksitë e “Media Print Maqedoni”, informojnë nga Sindikata e Gazetarëve të Maqedonisë.

“Vazhdon ndërprerja e punës për shkak të kërkesave të paplotësuara për rrogë dhe për honorarë, por edhe përgatitja jonë për komunikim konstruktiv. SGM dhe bordet e grevistëve edhe një herë potencojnë se bëhet fjalë për aksion legjitim që nuk është për qëllim që të prishet imazhi i gazetave as edhe e MPM-së. Por krejtësisht e kundërta. Në interes të përbashkët për të gjithë është mbijetesa dhe puna e suksesshme e markave në ndërtimin e të cilave shumica që sot janë në grevë janë përfshirë me të gjithë kapacitetin e tyre profesional dhe njerëzor. Menaxhmenti menjëherë refuzoi takimin me përfaqësuesit e bordit të grevistëve. Tensionet po rriten. Me to edhe pasiguria. Rritja e kohës së grevës është rezultat direkt i sjelljes së menaxhimentit”, thuhet në deklaratë.

Gazetarët dhe punëtorët e mediave sot kanë marrë mbështetje edhe nga disa sindikata të tjera të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button