Këto janë gjykatësit që janë “shpërblyer” dhe “dënuar” për shkak të PSP-së

“Kaosi dhe revolti e tronditin Gjykatën Themelore Shkupi 1 ku kanë arritur lëndë të Prokurorisë Speciale, pasi që u.d. kryetarja Tatjana Mihajllova ka bërë ndarje të re vjetore të gjykatësve, gjegjësisht i ka pastruar gjykatësit të cilëve lëndët e PSP-së nuk guxojnë as rastësisht të ju binë në duar”, shkruan portali maqedonas “Sakamdakazam”, transmeton Portalb.mk.

Sipas portalit në fjalë, dhjetëra gjykatës në mesin e të cilëve edhe ata me përvojë pune më të gjatë në Gjykatën Penale, nga arsye të panjohura janë zhvendosur në Gjykatën për Kundërvajtje në Parkun e Qytetit.

Ndarja vjetore ende nuk është shkruar nga kryetarja e Gjykatës, ndërkaq gjykatësit që e kanë marrë dokumentin thonë se kjo jo vetëm që është presedan, por është edhe bombë e paligjshme për minim të së drejtës në Gjykatë.

Me ndarjen e re, gjykatësit e procedurës penal, Vesna Dimishkova dhe Sllavica Andreevska janë ndarë në vende të reja.

Dimishkova, e cila më parë ka qenë gjykatëse në sektorin për Krim të Organizuar, e cila ka dhënë urdhër për bastisje nga ana e PSP-së në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, tani është vendosur në departamentin për minore.

Sllavica Andreevska është gjykatësja që i ka caktuar paraburgim kryetarit të Manastirit, Vlladimir Taleskit, dhe e ka bllokuar llogarinë e ndërmarrjes “Finzi” të ish dëshmitarit të ndjerë të PSP-së, Kosta Kërpaç. Ajo është zhvendosur që të gjykojë në lëndët sipas Kodit Penal të vjetër.

Portali shkruan se kjo gjë është bërë me qëllim që lëndët e PSP-së të mos bien në duart e  këtyre gjykatëseve.

Kanë pësuar gjithashtu edhe 13 gjykatësit të cilët kanë nënshkruar peticion kundër Vlladimir Pançevskit dhe të cilët kanë qenë të ftuar që të japin deklaratë në Këshillin Gjyqësor.

Gjykatësi shumëçveçar i Penales, Sedat Rexhepagiq është zhvendosur në Gjykatën për Kundërvajtje. Në të njëjtën Gjykatë është zhvendosur edhe gjykatësja Marija Kletniçka, e cila gjithashtu ishte nënshkruese e peticionit kundër Pançevskit.

Gjykatësja Ola Ristova nga Gjykata Penale përsëri është kthyer në Gjykatën për Kundërvajtje. Ajo është gjykatësja e cila deklaroi se Këshilli Penal në Gjykatë është jo-kompetent që të vendos se bombat e opozitës a mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurat që i udhëheqë PSP në këtë Gjykatë. Për së dyti herë është zhvendosur nga vendi për shkak të shkrimit të vëllait të tij në “Facebook” kundër u.d. kryetaren Mihajllova.

Ish kryetari Vlladimir Pançevski dhe kandidati për kryetar të ri, është vendosur si gjykatës në Departamentin për Krim të Organizuar, ku shkojnë lëndët e PSP-së, transmeton Portalb.mk.

Është shpërlyer gjykatësja Lidija Petrovska, e cila përmendet në “bombat” e LSDM-së, si “gjykatësja swarovski”, e cila e udhëheqë procesin gjyqësor të PSP-së kundër ish eprorit të DSK-së, Goran Grujovski. Ajo nga Departamenti Penal për lëndët sipas Kodit Penal të ri, është zhvendosur te Pançevski, gjegjësisht në Departamentin për Krim të Organizuar.

Është shpërblyer gjykatësja Monika Bahçonovska, bashkëshorja e Vlladimir Bahçonovski, funksionar i lartë i VMRO-DPMNE-së. Ajo bashkë me Pançevskin dhe Mihajllovën kanë dërguar ankesa deri te Këshilli për konstatimin e Fakteve për shkarkimin e kolegëve të tyre gjykatës. Ajo nga Gjykata për Kundërvajtje, është zhvendosur në Gjykatën Penale për lëndët sipas Kodit të ri Penal.

Është shpërblyer gjykatësi Aleksandar Milloshevski, i cili është mik i afërt i Aleksandra Zafirovskës nga Këshilli Gjyqësor. Pasi që Këshilli në të cilin ka qenë Ola Rostova ka refuzuar që të deklarohet për “bombat”. Milloshovski do të jetë gjykatës në procedurën parahetimore për krimin e organizuar dhe do t’i merr lëndët e PSP-së.

Gjykatësi Gjogo Ristovski, apo ai i cili ka refuzuar urdhra, është larguar nga Departamenti i Krimit të Organizuar. Në vend të tij është vendosur gjykatësi Ivica Stafanovski, i cili do ta merr rastin “Ryshfeti” kundër Zoran Zaevit. Ai ishte gjykatës i rastit “Puç“, nga i cili PSP e tërhoqi aktakuzën.

Në vend të Ristovskit, vjen gjykatësja “swarovski” Lindija Petrovska, por ajo nuk do t’i merr lëndët nga ai, por nga Stefanovski. Sipas portalit, qëllimi është që Stefanovski, si njeri i parë me besueshmëri më të madhe te Pançevski, ta gjykojë Zaevin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button