Shkëndija përgatitet për Sileksin, Abdurahimi bashkohet me grupin

Skuadra zhvillon përgatitjet përfundimtare për përballjen e parë të gjysmësezonit pranveror të dielën kundër Sileksit në Tetovë. Pasi të hënën futbollistët të ndarë në grupe kishin testime dhe matje, sot për herë të parë me ekipin ushtroi përforcimi i fundit, Besart Abdurahimi.

Sulmuesi anësor ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me skuadrën “kuqezi”. Pasi të dielën firmosi dhe u prezantua si futbollist i ri i Shkëndijës, ndërsa të hënën në program kishte vetëm matje dhe testime, sot Abdurahimi kishte mundësinë e parë të njihet me bashkëlojtarët e rinj, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin. Prania e disa lojtarëve me të cilët ka luajtur më parë në përfaqësuesen e Maqedonisë bëjnë që Abdurahimi shpejt të ndjehet si në shtëpi dhe pritjet janë optimiste për adaptim ekspres të tij në skuadër.

Stafi teknik në krye me Tomas Brdariç vazhdojnë punën në stërvitje, tani më të koncentruar në sfidën e parë të gjysmësezonit pranveror kundër Sileksit në Tetovë. Skuadra ndjehet e përgatitur për sfidat pranverore, ndërsa ditët e mbetura deri në takimin e parë do të punohet në përgatitjet e strategjisë për sfidën e parë zyrtare në vitin 2017.​

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button