Mogerini: Evropa ka nevojë për emigrantë

Evropa ka nevojë për emigrantë për ekonominë e saj, deklaroi sot në Valeta përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.

Ajo shtoi se popullata e BE-së plaket dhe se vendet-anëtare kanë nevojë për fuqi punëtore.

“Problemi me krizën migruese mund të zgjidhet vetëm ërmes bashkëpunimit, pa ndërtim të mureve”, theksoi Mogerini në fillim të takimit Evropë-Afrikë, kushtuar krizës migruese, që po mbahet në Maltë, e cila kryeson me BE-në.

Mogerini theksoi edhe se shtetet afrikane duhet të kenë parasysh se pësojnë humbje nga trafikimi ilegal me njerëz.

Ajo gjatë ditës do të marrë pjesë në ceremoninë në Valeta në dorëzimin e diplomave të 89 përfaqësuesve të rojës bregdetare libiane, të trajnuar nga marina ushtarake evropiane për luftë kundër kontrabandistëve të migrantëve në Detin Mesdhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button