Rrëmbehen shtatë marinarë rusë dhe një ukrainas në afërsi të bregut të Nigerisë

Shtatë marinarë rusë dhe një ukrainas, anëtarë të ekuipazhit të një anije transportuese, janë rrëmbyer nga piratë në afërsi të bregut nigerian, njoftuan ministritë e punëve të jashtme e Rusisë dhe Ukrainës.

“Sipas Ambasadës së Rusisë në Nigeri, anija transportuese ‘Bi Bi Si Karibian’ e kompanisë gjermane ‘Brize Shifart’ është sulmuar më pesë shkurt në ujërat territorial të Nigerisë. Janë rrëmbyer shtatë qytetarë rusë, anëtarë të ekuipazhit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Diplomatë rusë në Nigeri janë në kontakt me autoritetet lokale dhe pronarin e anijes, me qëllim që të konfirmojnë se ku janë marinarët dhe t’i lirojnë sa më shpejtë që është e mundur.

Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme njoftoi se shtetasi i tyre është rrëmbyer gjatë një sulmi të anijes së njëjtë, që sipas tyre ka ndodhur më gjashtë shkurt.

Sipas sajtit të specializuar “Marin komunikacion” anija “Bi Bi Si Karibian”, që lundroi nën flamurin e Antiguas dhe Barbudas, e ka braktisur qytetin Duala në Kamerun më katër shkurt në rrugën për në portin spanjoll Las Palmas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button