Kur “realiteti” për gazetarin fillon dhe mbaron në Facebook

[Recension: “Kush e çoi në histori Gruevskin/ Edhe simpatizuesit e BESËS e bëjnë rezil Zekën në Facebook”]

Facebook-u nuk është gjithmonë burim relevant informacioni. Komentet e njërëzve të zakonshëm në këtë rrjet, aq më pak. Kur gazetari është i interesuar për të ditur opinionin e njerëzve për një ngjarje ditore, ai bën anketë, mbase vetëm me kalimtarë të rastit.

Tetova sot - Kush e coi ne histori Gruevskin 1Linku deri te artikulli origjinal: “Kush e çoi në histori Gruevskin/ Edhe simpatizuesit e BESËS e bëjnë rezil Zekën në Facebook”

Data dhe koha e publikimit: 30.01.2017

Data e recensionit: 05.02.2017

Recensues: Fatlume Dervishi

Baza e këtij informacioni është qëndrimi në Facebook i anëtarit të BESËS, Zekirija Ibrahimi. Për kundërshtim të mendimit të tij, me të cilin duket qartë që nuk është pajtuar, teksti ka përdorur komentet “kundër” të përdoruesve të këtij rrjeti social.

“Pas statusit të tij në Facebook Zekirja Ibrahimi se BESA ka qenë partia e cila  e çoi në histori Nikolla Gruevskin kanë nisur edhe simpatizuesit e BËSËS ta bëjnë rezil Zekën.

Të gjithë komentuesit në profilin e tij në Facebook janë kundër mendimit të Zekës… Një ndër ata që ia ka treguar realitetin është një fotografi e cila shihet se kush është lideri që ka çuar në histori shumë kryeministra.”

P22-37ërfaqësues të partive politike gjithmonë mund të shpërndajnë mesazhe të këtilla promovuese për subjektin e tyre dhe këtë nuk mund t’ua mohojë askush.
Nëse ky është qëndrim zyrtar i atij subjekti dhe gazetari mendon se ja vlen që të trajtohet për t’u analizuar sepse e vlerëson se është me interes publik, duhet të zgjedhë mënyrën e duhur për ta bërë këtë.

Në rastin konkret, kjo nuk është mënyra e duhur. Teksti është i njëanshëm dhe ka edhe komente. Nuk janë trajtuar të gjitha aspektet dhe nuk është marrë parasysh parimi i objektivitetit. Komentuesit nuk janë cituar, e ‘argumenti’ i vetëm (që nuk mund të konsiderohet si argument, edhepse ashtu është trajtuar në përmbajtje) është një fotografi e montuar, e cila ka një simbolikë dhe që favorizon një subjekt politik përballë tjetrit.

Po të kishte parasysh disa pika të Kodit Etik të gazetarëve, autori mbase nuk do t’i kishte bërë këto lëshime.

  • Zgjedhja e fakteve patjetër të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet.

  • Locimi i gabuar i burimeve ose shpikja e burimeve për të prezentuar informacione të pasakta, të gjymta dhe jo sa duhet të provuara, trajtohet si shkelje e rëndë e standardeve profesionale.

  • Duhet të jetë qartë të ndara, cilët janë faktet dhe cilat informacionet, dhe cilat janë komente, hipoteza ose qëndrime të autorit për të shmangur dezinfomrimi dhe manipulimin me publikun.

Gjithë narracioni i tekstit të dërgon drejt një qasjeje pozitive ndaj njërës palë, si dhe një qasjeje negative ndaj palës tjetër. Kjo do të thotë se në këtë rast, thjeshtë, nuk kemi informim të balancuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button