Personat me të ardhura të ulëta, nuk do të kenë nevojë të riregjistrohen në Fondin për Sigurim Shëndetësor

“Këtë vit vazhdon riregjistrimi në mënyrë automatike andaj i njoftojmë personat me të ardhura të ulëta të cilët vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura nën vlerën 120.960 denarë, nuk do të ketë nevojë të vijnë nëpër sportelet e Njësive Rajonale të Fondit për t’i deklaruar të ardhurat pasi sigurimi shëndetësor i tyre do të vazhdojë në mënyrë automatike. Ju informojmë se limiti përmes së cilit qytetarët e realizojnë këtë të drejtë shënon rritje të vazhdueshme shkaku i rritjes së pagës minimale edhe atë, prej 96.600 denarë për vitin 2014, në 115.080 denarë për vitin 2015 dhe 120.960 denarë për vitin 2016”, thuhet në njoftimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, Fondi do të riregjistrojë personat të cilët në dy muajt e fundit të vitit 2015 kanë realizuar të ardhura më të ulëta se 20.160 denarë ndërsa udhëhiqen në kategorinë e të siguruarve që kanë realizuar vitin e kaluar 120.960 denarë deri 197.262 denarë. Dy kategoritë tjera të personave të siguruar që paguajnë 50% ose 100% të kontributeve nga paga mesatare, nëse janë në korniza të limitit 120.960 ose 197.262 denarë, nuk do të kenë nevojë të vijnë nëpër sportelet e Njësive Rajonale të Fondit për t’u riregjistruar.

Të siguruarve që do t’ju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike, nuk do të pranojnë Vendime të reja përmjet postës. Personave që nuk do t’ju vazhdojë sigurimi shëndetësor në mënyrë automatike shkaku i të ardhurave më të larta se limiti i publikuar, do të pranojnë Vendime përmes postës për të ardhur në Njësinë rajonale të Fondit të riregjistrohen.

“Personat të cilët nuk e kanë realizuar këtë të drejtë respektivisht, nuk ekzistojnë në bazën e Fondit për Sigurim Shëndetësor duhet të vijnë dhe të aplikojnë në sportelet e Njësive rajonale të Fondit. Personat të cilët gjatë muajit Janar për së pari herë kanë aplikuar për sigurim shëndetësor, do të duhet të vijnë sërish në sportelet e Njësive rajonale të Fondit për të dhënë deklaratë, në pajtueshmëri me limitet e reja Ligjore të posa publikuara pasi të njëjtat për vitin 2016 janë rritur. Numri i personave që kanë aplikuar për së pari herë në muajin janar është 3.117. Gjithashtu, edhe personat që kanë ndryshime në të ardhurat e realizuara neto, prej dates 1 shkurt deri 31 mars do të duhet t’i sjellin dokumentet në Njësitë Rajonale të Fondit për ta bërë regjistrimin e serishëm”, shpjegojnë nga FSSH.

Të ardhurat e realizuara brenda familjes konsiderohen të ardhurat personale të bartësit dhe të ardhurat e anëtarëve tjerë të familjes (bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijëve).

Të gjitha informatat e nevojshme në lidhje me projektin për regjistrimin/riregjistrimin e personave të pa punë, të siguruarit do të mund të informohen çdo ditë pune prej orës 8:30-16:30 duke u lajmëruar në linjën telefonike pa pagesë 0800 33 222, në adresën elektronike [email protected], ose në web faqen zyrtare të Fondit www.fzo.org.mk  te pjesa personat që realizojnë të hyra të ulëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button