Niveli i Liqenit të Ohrit nën minimum, ulen edhe nivelet e ujit të lumenjve

Niveli i Liqenit të Ohrit nga mëngjesi është pesë centimetra nën minimumin e lejuar, ndërsa niveli i ujit të lumit Drini i Zi në Lozhan nga dje është ulur për 55 centimetra, njofton Drejtoria e Punëve Hirdrometerologjike (DPH).

Sipas DPH-së, me uljen e lëshimit të ujit nga Liqeni i Ohrit në Strugë pritet në periudhën e ardhshme niveli i Liqenit të stagnojë dhe gradualisht të rritet.

Minimumi i lejuar i Liqenit të Ohrit është në kotën 693,10 metra, ndërsa sot në mëngjes ka qenë 693.05 metra.

Niveli i lumit Vardar në orën shtatë të mëngjesit ka qenë, 90 centimetra në Jegunoc, 44 në Shkup, 75 në Veles dhe 1,1 metra në Demir Kapi që, siç citon DPM  është vlerë nën mesataren për muajin janar. E njëjta gjendje është edhe në Treskë, Pçinjë, Kriva Rekë, Bregalnicë, Strumicë, Lumi i Zi dhe Sateskë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button