Tramp e ndërroi shefin e kontrollit kufitar dhe doganor

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp e ka ndërruar shefin e Shërbimit për kontroll kufitar dhe doganor Daniel Regsdejl dhe në vend të tij e ka emëruar Tomas Houman, deklaroi ministri i Sigurisë së Brendshme, Xhon Keli, njofton TASS.

Ky Shërbim është nën kontroll të Ministrisë së Sigurisë së Brendshme, të drejtuar nga Keli, i cili ka shprehur bindje se Houman, i cili ka 33 vjet stazh në organet e përndjekjes, do të punojë shkëlqyeshëm në këtë funksion.

Nuk janë komunikuar shkaqet për zëvendësimin e Regsdejl, por supozohet se kjo është e ndërlidhur me problemet që janë krijuar nga dekreti i Trampit për kufizim të migracionit në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button