Mbledhje e jashtëzakonshme e KS-së së KB-së për shkak të testimit të raketës balistike iraniane

Këshilli i Sigurimit i KB-së sot do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do ta shqyrtojë testimin e raketave balistike nga ana e Iranit, lajmëruan mediat franceze.

Seanca e KS-së së KB-së u konvokua në iniciativë të SHBA-së.

Paraprakisht dje në reagim urgjent nga Këshilli i Sigurimit të KB-së për shkak të aktiviteteve të Iranit insistoi edhe Izraeli.

Mbrëmë disa agjenci botërore kumtuan se Irani të dielën ka kryer lançim provë të raketës me arritje mesatare nga poligoni në 225 kilometra në lindje të Teheranit.

TASS përkujton se rezoluta 2231 e Këshillit të Sigurimit të KB-së nga 20 korriku i vitit 2015 i bën thirrje Iranit të mos zbatojë testime të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button