Për 4 shkurt, Policia e Maqedonisë së Veriut duhet të punojë në përpurthje me rekomandimet që i shpalosi dje presidenti

Ministria e Punëve të Brendshme më 4 shkurt në Maqedoninë e Veriut duhet të punojë në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Sigurisë, rekomandime që kanë të bëjnë në lidhje me shënimin e ditëlindjes së figurës historike Goce Dellçev, transmeton Portalb.mk.

“Angazhohet Ministria për Punë të Brendshme të marrë të gjitha masat për sigurimin e realizimit të kësaj ngjarje, në përputhje me rekomandimet e shërbimeve kompetente të publikuar dje në seancën e Këshillit të Sigurimit”, raportoi Qeveria.

Qeveria shpalosi edhe ekipin qeveritar i cili do të marrë pjesë në këtë ngjarje, duke theksuar që ky ekip do të përbëhet nga kryeministri, zëvendëskryeministri i parë, ministri i policisë, ministrja e mbrojtjes dhe ajo e kulturës.

Dje në hapësirat e Presidencës u mbajt seanca e 18-të e Këshillit të Sigurisë nën udhëheqjen e presidentit Stevo Pendarovski. Pjesë e mbledhjes ishin edhe raportet me Bullgarinë, duke numëruar edhe ngjarjen në Ohër, duke e vlerësuar si “pjesë e vogël e krejt mozaikut”.

“Sipas analizave të disponueshme dhe njoftimeve të organeve përkatëse, bëhet fjalë për aktivitetet të organizuara nga struktura në Bullgarinë fqinje, të cilat janë aktivizuara pas miratimit të kornizës negociuese evropiane në korrik të vitit të kaluar”, deklaroi Pendarovski.

Ai paralajmëroi që këto struktura tashmë janë mobilizuar dhe pritet të vijnë në Shkup më 4 shkurt, duke vlerësuar që kjo “do të jetë ngjarje me rrezik të lartë të sigurisë”, ndërsa institucionet nuk do të jenë vetëm vëzhgues.

“Strukturat e njëjta janë mobilizuar, në logjistikë dhe financiarisht, për të mbështetur ardhjen e mobilizuar të shumë njerëzve në Shkup më 4 shkurt, kur do të shënohet ditëlindja e Goce Dellçevit”, deklaroi Pendarovski.

Ai kërkoi nga Qeveria që t’i ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut një eurodeputetit bullgar dhe disa personave, për shkak të veprimeve kundër Maqedonisë së Veriut në të kaluarën dhe tash.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button