Brdariçi e humbi edhe kontrolluesen e tretë

Ekipi vazhdon fazën përgatitore në Antalia të Turqisë ku ekipi ka kushte ideale për realizim të plan programit të hartuar për këtë periudhë. Ekipi ngadalë hyn në fazën kur duhet të kristalizohen më shumë gjëra në lidhje me formacionin dhe trajneri Tomas Brdariç përmes takimeve kontrolluese kërkon tu japë shans gjithë futbollistëve për të zgjedhur më pas formacionin ideal që do të mbajnë barën më të madhe në kampionat.

Në ndeshjen e sotme me Termalikën e Polonisë prej fillimi u paraqitën tre përforcimet e këtij janari, Çelikoviç, Çollak dhe Medjedoviç. Skuadra u paraqit mirë dhe kishte dominim në lojë në pjesën e parë, duke humbur disa raste shënimi, ndërsa polakët avansuan 1:0 në minutën e 42-të kur Kristian Peda përfundoi me goditje të saktë një aksion të Termalikës. Hasani kishte rast të mirë në fillim të pjesës së dytë, mirëpo goditja e tij ndalet nga portieri kundërshatar. Në minutën e 77-të pas një harkimi në zonë Termalika avansoi 2:0 me golin e shënuar nga David Novak. Në anën tjetër dy minuta më vonë asist perfekt i Zejnullait për Alimin, ndërsa kumanovari realizon për 2:1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button