SHB “LOGOS-A”: Ministria e Kulturës është çerdhe e diskriminimit të shqiptarëve

Pas publikimit të djeshëm të projekteve që do t’i mbështesë Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë, ku edhe një herë ra në sy qëndrimi diskriminues ndaj kulturës shqiptare në Maqedoni dhe për këtë arsye pati reagime edhe nga botuesit shqiptarë, Shtëpia Botuese “Logos-A” – Shkup e dënon këtë veprim diskriminues dhe selektiv të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë.

“Me këtë rast ritheksojmë se para dy viteve kur Sekretarit Shtetëror të Ministrisë së Kulturës ia lamë për kafe mjetet qesharake që ishin ndarë për botimet tona, ne as nuk kemi aplikuar me ndonjë projekt botues, por as që do të aplikojmë derisa këtë ministri e udhëheqin këta njerëz dhe derisa Sekretari Shtetëror në këtë ministri është nga radhët e partisë që e lejoi dhe ndihmoi këtë strategji antishqiptare ndaj kulturës shqiptare, që u implementua veçmas me projektin “Shkupi 2014”. Pas kësaj që ndodhi edhe sivjet, SHB “Logos-A” u bën thirrje edhe botuesve të tjerë shqiptarë që ta bojkotojnë Ministrinë e Kulturës dhe të mos aplikojnë më, që së paku të parandalohet poshtërimi i shqiptarëve dhe i kulturës shqiptare në Maqedoni, por edhe të organizohen në mënyra alternative që, megjithatë, të mund të mbahet gjallë libri shqip në vend.”, thuhet në reagimin e SH.B “Logos-A”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button