Integrimi ndëretnik në arsim, ja sukseset

395 partneritete të vendosura midis shkollave maqedonase dhe shqiptare në vend. Janë ndarë grante të vogla për aktivitete të përbashkëta  të nxënësve të 218 shkollave. Rreth 1000 aktivitete të përbashkëta të nxënësve janë organizuar përmes sigurimit të granteve të vogla.

Janë këto të dhëna që kanë dalë nga projektit për Integrim ndëretnik në arsim, të sponsorizuar nga USAID, realizuar nga Qendra maqedonase për edukim qytetar, raporton Portalb.mk.

Nebojsha Mojsovski, udhëheqës i Projektit të USAID-it për integrim ndëretnik në arsim, kërkoi gjithëpërfshirje më të madhe në procesin e ngritjes së vetëdijes qytetare.

“Kemi bërë një hap të vogël por të rëndësishëm për procesin e integrimit ndëretnik në arsim. Kjo do të thotë se duhet të bëjmë edhe shumë, të mos ndalemi me këto ndryshime. Të shpërndajmë sa më shumë raste pozitive. Të jemi aktiv. Ne, si prindër, nxënësit, institucionet, mediat, …”, tha Mojsoski.

“Imperativ i kohës është bashkëpunimi ndëretnik në sferën e arsimit. Kemi formuar grup punë në MASH për t’i përcjellë këto aktivitete. Ky projekt tanimë është proces, deri në vetëdijesimin se së bashku jetojmë në këtë shtet dhe duhet të bashkëpunojmë. Mediat më shumë duhet të jenë të pranishme në këto aktivitete”, deklaroi Naziktere Sulejmani, nga Ministria e arsimit dhe Shkencës.

Zoran Bojarovski, gazetar, ka porositur mediat t’i japin më shumë hapësirë bashkëpunimeve ndëretnike, por edhe institucionet e shtetit të jenë më të kujdesshme.

“MASH duhet t’i pranojë këto rekomandime dhe t’i kanalizojë. Fëmijët nuk dinë të bëjnë punë të këqija. Ky duhet të jetë proces i vazhdueshëm. Në nuk duhet të flasim për projekt, por për proces që duhet të gjejë mbështetje shtetërore”, veçoi Bojarovski.

Xhevahire Pruthi Zajazi, koordinatore për zhvillim dhe informim të publikut dhe bashkësive të Projektit të USAID-it për integrim në arsim, ka falënderuar gjithë kontribuuesit në këtë projekt.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button