Avramopoulos thirrje për solidaritet në çështjen e refugjatëve

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Refugjatët dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, ka bërë thirrje për solidaritet në çështjen e shpërndarjes në mënyrë të drejtë të refugjatëve në vendet anëtare, raporton Anadolu Agëncy (AA).

Avramopoulos, ka marrë pjesë në takimin për Drejtësinë dhe Këshillin e Punëve të Brendshme i cili është zhvilluar në Maltë. Ndërsa lidhur me termin solidaritet ai ka thënë se ka të bëjë me zhvillimin e një principi të përbashkët.

Duke vënë në dukje se vendimi i BE-së për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve në vendet anëtare është duke u dobësuar, ai ka shtuar: “Tashmë duhet të takohemi në një pikë të përbashkët përsa i përket solidaritetit të shpërndarjes së refugjatëve në mënyrë të drejtë në vendet e BE-së.”

Avramopoulos, ka vënë në dukje se Italia dhe Greqia po përballen me mijëra refugjatë dhe më pas ka shtuar: “Shpresoj që në fund të ditës gjithsecili nga ne të lëvizim me ndjenjën e unitetit dhe sinqeritetit.”
Ai ka vënë në dukje se ka përmirësime në lidhje me koordinimin për çështjen e refugjatëve në krahasim me një vit më parë, por ka bërë thirrje për më shumë punë në mbrojtjen e kufijve, pasi sipas tij kjo është një çështje e sigurisë për qytetarët e BE-së.

BE-ja vendosi në vitin 2015 shpërndarjen e 160 mijë refugjatëve që ndodhen në Itali dhe Greqi, drejt vendeve të tjera të BE-së. Por edhe pse ka vetëm 7 muaj nga mbushja e kësaj kohe, deri më tani janë shpërndarë vetëm 11 mijë refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button