Arrestohet aktori, ja arsyeja (FOTO+VIDEO)

Ditët e para të presidencës së Trump nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas protestës së femrave kundër manjatit, e cila u konsiderua si marshimi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, organizime të tjera kanë vijuar kundër presidencës së miliarderit të famshëm, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Së fundi, amerikanët kanë vendosur të kundërshtojnë Donald Trump nëpërmjet një instalacioni të vendosur në rrugët e Neë York. Pikërisht kjo mënyrë proteste u bë shkak i arrestimit të aktorit të njohur  Shia LaBeouf. Aktori, i shquar për natyrën e tij problematike është arrestuar disa herë gjatë jetës, por këtë herë arsyeja e policisë për ta prangosur ishte protesta kundër Presidentit të ri amerikan.

Arrestimi i aktorit hollivudian ishte një shfaqje e vërtetë, pasi ndodhi gjatë transmetimit të tij live në internet, me moton “Ai nuk do të na ndajë”, transmetim i cili ka vazhduar që nga inaugurimi i Trump. Bëhet me dije se ylli i “Transformers” akuzohet për sulm, pasi kapi një tjetër protestues dhe e tërhoqi nga shalli, teksa i ka gërvishur edhe fytyrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button