Kandidati i Trampit për ambasador në BE parashikon fund të euros për 18 muaj

Profesori amerikan Ted Malok, i cili vlen për kandidat kryesor të presidentit Donald Tramp, për ambasador të ri i SHBA-së në BE, parashikon “fund të euros për 18 muaj”.

Në intervistë për Si-En-En-in, Malok konsideron se ky vit do të jetë vit në të cilin euroja do të dështojë në tregun botëror të valutave dhe se deri nga mesi i vitit të ardhshëm, tërësisht do të zhduket.

Malok, i cili është profesor i biznes shkollës Henli dhe është mbështetës i madh i presidentit Tramp dhe pikëpamjeve të tij, fuqimisht e mbështet edhe daljen britanike nga BE-ja.

Sipas mendimit të tij, Britania do të mundet që për, siç thotë, vetëm 90 ditë, me SHBA-në të arrijë marrëveshje “të dobishme të ndërsjellë” për tregti të lirë.

“Kjo është e mundur dhe kjo është më e mirë për Britaninë. Nevojitet vetëm që vendi tërësisht të dalë nga të gjitha strukturat e BE-së”, thotë Malok.

Deklarata e këtij profesori amerikan, i cili një kohë ishte i angazhuar edhe si funksionar i SHBA-së në KB në Gjenevë, vjen para takimit të nesërm të kryeministres britanike Tereza Mej me presidentin amerikan Tramp në Uashington.

Malok i cili vlen për kundërshtar të BE-së, e atillë siç është tani, duke e akuzuar se është burokratizuar, në intervistë për Si-En-En-in e mbështet tezën e Trampit kundër organizatave mbinacionale, duke insistuar që shtetet të negociojnë dhe të dakordohen për marrëveshje tregtare, drejtëpërdrejtë, njëri me tjetrin.

Britania, megjithatë, nuk mund të fillojë negociata për tregti të lirë me vende të cilat nuk janë në BE, derisa tërësisht nuk tërhiqet nga Unioni, që profesori Malok nuk e pranon.

Biznes ekspertë, megjithatë, bindin se pohimi i profesorit Malok se marrëveshje me Britaninë mund të arrihet për 90 ditë, është tërësisht e parealizueshme dhe e pamundur.

Liderët politik të së dy vendeve, në takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë mund ta debatojnë këtë çështje, por madje edhe menjëherë të fillojnë të bisedojnë për bërje të marrëveshjes për tregti të lirë, do t’u duhen vite që të arrijnë pajtueshmëri për të gjithë çështjet, e jo vetëm tre muaj, konsiderojnë këta ekspertë.

Përveç kësaj, Britania nuk është anëtare autonome e Organizatës Tregtare Botërore (WTO), që të bëjë marrëveshje të saj, të pavarura.

Profesori Ted Malok nuk është profesori i parë ekonomik amerikan që është kundër euros dhe i cili angazhohet për kolaps të valutës së vetme.

Profesori amerikan Xhozef Stiglic, pas shpërthimit të krizës në eurozonë, pas kolapsit të Greqisë, që në vitin 201, njoftoi për dështim të euros në pesë vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button