Barça pa u lodhë shumë mori tri pikë

Ashtu edhe siç pritej, Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e radhës në La Liga, duke mposhtur në Camp Nou 4:1 skuadrën e Almerias. Serinë e golave e hapi Alexis Sanchez në minutën e 9′ të takimit, ndërsa e vazhdoi Lionel Messi, i cili shënoi në minutën e 24′ të sfidës nga gjuajtja e lirë, ndërsa ky gol bëhet i 230 në La Liga për Argjentinasin.

Në minutën e 27′ të takimit Trujillo ngushtoi epërsinë e Blaugranasve dhe dukej se gjithçka do të vështirësohej, megjithatë Puyol dhe Xavi i dhanë goditjen përfundimtare mysafirëve.

Barcelona me këto tre pikë ngritet në kuotën e 63 pikëve, vetëm një pikë pas liderit Realit, të cilët kanë 64 pikë, tashmë kur kanë kaluar 26 javë në La Liga.

Lajme të ngjashme

Back to top button