Juve edhe më afër titullit

Skuadra torineze Juventus ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj rivalit nga qyteti i milanit AC Milan me rezultat 0:2 si mysafire në “San Siro” në kuadër të xhiros së 26-të të Series A.

Golat për Juventusin i shënuan Fernando Llorente dhe Carlos Tevez me një “bombë” të vërtet nga më larg se 25 metra distancë për 0:2.

Juventus me këtë fitore pothuajse ka prekur titullin e 30-të, të Liges Italiane të Futbollit, pasi diferenca nga vendi i dytë Roma ka shkuar në +11 pikë edhe pse Roma ka një ndeshje më pak të zhvilluar por do të jetë tejet vështir për ta ndalur këtë SuperJuve.

Lajme të ngjashme

Back to top button