Kroaci, sigurimi nxjerr nga Kuvendi deputetët Pernar dhe Sinçiç

Për shkak të injorimit të paralajmërimit të dërguar nga kryesuesi i Parlamentit Reiner dhe refuzimit që të largohen nga salla, rojet e parlamentit kanë nxjerrë jasht kuvendit, përfaqësuesit e partisë “Muri i Gjallë” (Živi zid) Ivan Pernar dhe Ivan Vilibor Sinçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Tema e debatit të sotëm parlamentar në të cilin ndodhi një nga incident e papara deri më tani në Parlamentin kroat, në të cilin dy deputetë u nxorrën jashtë sallës së kuvendit, ishte heqja e imunitetit të deputetëve të Most-it Bozho Petrov dhe Miri Bulja pas padisë private për shpifje nga Tomislav Karamarko.

Komisioni për heqjen e imunitetit nuk pranoi të heqë imunitetin e deputetëve, të cilët vitin e kaluar, një muaj para zgjedhjeve, sipas avokatit të Karamarkos, u thanë gazetarëve se Karamarko u shkarkua për veprimtari kriminale.

Gjatë paralajmërimit, të cilin kryesuesi Reiner ia tërhoqi deputetit Sinçiç për shkak të shmangies nga tema, Ivan Pernar filloi të ndërhyjë.

Pas shqiptimit të paralajmërimit, dhe pastaj edhe urdhërit që Pernar të largohet nga salla e Kuvendit, ai refuzoit këtë urdhër me ç’rast ndërhyri roja e parlamentar dhe e nxorri me forcë nga salla.

“Kështu udhëhiqet Parlamenti kroat! Kjo është politika e tyre e lirisë dhe demokracisë! Kjo është politika e tyre e BE-së dhe e të drejtave të njeriut për të cilat është përcaktuar Plenkoviç”, bërtiti Pernar, ndërsa po nxirrej jashtë.
Pas incidentit, Pernar tha se “Renier është jotolerant dhe udhëheq me dhunë dhe forcë, dhe nuk respekton elementet bazë të kulturës”.
“Nëse thoni diçka që nuk i pëlqen atij, atëherë ai ju merr fjalën dhe thirrë rojet e parlamentit”, tha Pernar.
Pas Pernar, nga salla e kuvendit u nxorr edhe deputeti Sinçiç.
Ivan Vilibor Sinçiç theksoi se për 15 minuta, sa kishte në dispozicion, ka dashur të flas për të gjitha skandalet e supozuara në të cilat protagonistë janë Tomislav Karamarko dhe Bozhidar Kalmeta nga HDZ, si afera “Soboli” dhe afera “Autostradat”.
Zv/kryetari i Kuvendit, kryesuesi në kohën e incidentit, anëtar i HDZ-së Zheljko Reiner më vonë deklaroi se ai kishte vepruar në përputhje të plotë me Rregulloren e punës, si dhe ky incident ka prishur reputacionin e Parlamentit, por tha se Kuvendi nuk duhet të shndërrohet në sallë gjyqi.

Kryesuesi i Parlamentit Reiner ka vlerësuar se kjo është një mënyrë tjetër me të cilën Pernar dhe ekipi nga “Muri i Gjallë” tërheqin vëmendjen opinionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button