Të paktën pesë të lënduar nga shpërthimi në një ndërtesë në rajonin e Parisit
Të paktën pesë persona janë lënduar, prej të cilëve dy janë në rrezik pasi u rrëzuan dy katet e ndërtesës në një periferi të Parisit.
Shpërthimi ka ndodhur në një ndërtesë me tri katre në Bulonj-Bijankur, Ot de Sen, në rajonin e Parisit, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
Në vendin e incidentit ka shumë zjarrfikës të cilët akoma tentojnë ta shuajnë zjarrin e shkaktuar nga shpërthimi.
Shkak për shpërthimin supozohet të jetë rrjedhja e gazit edhe pse mediat franceze njoftojnë se në ndërtesë ka pasur ndërhyrje ndërtimore./MIA