Donald Tramp u bë zyrtarisht president i ri i SHBA-së

Donald Tramp sot në Uashington e dha betimin si presidenti i 45-të i SHBA-së.

“Në mënyrë solemne jap betimin se me besim të mirë do ta kryej detyrën president i SHBA-së në mënyrën më të mirë të mundshme, do ta ruaj dhe mbroj Kushtetutën e SHBA-së. Paça ndihmën e Zotit”, ka deklaruar Tramp, në dhënien e betimit, transmeton MIA.

Paraprakisht, nënpresidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Majk Pens gjithashtu dha betimin.

Tramp ishte kandidat presidencial i Partisë Republikane në zgjedhjet e 8 nëntorit 2016. Paraprakisht në dy mandate funksionin shef i shtetit e kreu Barak Obama i Partisë Demokratike.

Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar, Tramp e fitoi kandidaten e Partisë demokratike, Hillari Klinton me shumicë të votave elektorale, edhe pse Klinton fitoi pothuajse tre milionë më shumë vota prej qytetarëve. Ky është rasti i pestë i tillë në historinë e SHBA-së.

Tramp është personi më në moshë i cili ka shkelur në funksionin president i SHBA-së dhe i pari pa përvojë paraprake në qeverinë apo armatën amerikane.

Revista “Forbs” në vitin 2016 e vendosi Trampin në pozitën e 324-ët të personave më të pasur në botë me vlerësimin për pasurinë e tij prej 4,5 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button