U aksidentua autobusi nga Shqipëria në Kroaci, humb jetën një person

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar kur një autobus me targa shqiptare është përmbysur në autostradë pranë kryqëzimit të Brinjes në veriperëndim të Kroacisë të shtunën në mbrëmje, njoftoi policia lokale, transmeton Anadolu.

“Mbrëmë rreth orës 23:40 në autostradën A-1, në drejtim të veriut, në afërsi të kryqëzimit të Brinjës, ka ndodhur një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në momentin kur shtetasi shqiptar 58-vjeç ishte duke drejtuar autobusin me targa shqiptare dhe për arsye të panjohura deri tani ka kthyer djathtas dhe është rrokullisur në anën e majtë”, njofton Policia e Drejtorisë së Lika-Senj.

Në autobus në momentin e aksidentit kanë qenë 9 pasagjerë dhe shoferi, thekson policia, duke shtuar se një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spitalet e përgjithshme në Karlovac dhe Ogulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button