Hebrenjtë fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite hynë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa që ndodhet në zonën e qytetit të vjetër në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se 145 hebrenj fanatikë bastisën Xhaminë Al-Aksa duke hyrë nga porta Al-Magharibah në jugperëndim të saj.

Gjatë bastisjes grupi mbajti një ritual dhe u përpoq të provokojë palestinezët në Xhaminë Al-Aksa, thuhet në lajmin ku bëhet e ditur se edhe policia izraelite gjatë kësaj kufizoi hyrjen e palestinezëve në Xhaminë Al-Aksa.

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar më 26 tetor 1994 mes Izraelit dhe Jordanisë, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit e cila është e lidhur me Ministrinë e Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Vendeve të Shenjta të Jordanisë.

Por, që nga viti 2003 e deri më sot, hebrenjtë nën shoqërimin e policisë hyjnë në vendet e shenjta me vendimin e njëanshëm të Izraelit pa lejen e administratës.

Administrata e Vakëfeve Islame të Kudsit e cila këto hyrje i konsideron si “bastisje”, thekson se shkelet sovraniteti i muslimanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button