Trajneri i UTA, lavdëron Adilin: “Morëm futbollist për të ardhmen e ekipit”

Kalimi i Mevlan Adilit te skuadra rumune UTA Arad, më së shumti ka gëzuar trajnerin e ekipit, Laurențiu Dumitru Roshu, i cili në deklaratë për faqen zyrtare të klubit, ka thënë se Adili është një nga përforcimet më të mira të skuadrës dhe ky është një investim për të ardhmen.

“Adili është një futbollist që do të na ndihmojë shumë në luftën për kualifikim në Ligën e Parë. Ai është një zgjidhje e madhe për të ardhmen, shpresoj që sa më shpejtë të integrohet në jetën në Arad dhe të fillojë të punojë. Gjëja më e mirë është që ai është një futbollist që mundë të luajë në shumë pozita, mbrojtës i krahut të djatht dhe të majt si dhe mesfushor. Varësisht nga nevoja që do të kemi, do të vendosim se në cilën pozitë do të luajë, sigurishtë se ai këtë më së miri do ta tregojë edhe gjatë përgatitjeve, që më pas edhe ne ta kemi më lehtë për të vendosur. Është një kënaqësi që e sollëm atë te ne dhe kjo më bënë të jem i sigurtë në arritjen e qëllimeve tona”, ka thënë trajneri Roshu.

Gjatë dy ditëve në vazhdim Adili do të kryejë dhe kontrollet mjekësorë, ndërsa skuadra e tij e re, UTA deri më 28 janar do të qëndrojë në Rumuni, që më pas të luajë dhe miqësoren e parë ndaj ekipit të Ligës së tretë Gloria Cermei. Më pas UTA do të vazhdojë fazën e dytë përgatitore në Spanjë, në qendrën stërvitore Olivia Nova, ku do të qëndrojnë për dy javë të plota, për të zhvilluar kampin stërvitor, e që parashihen të luajë edhe katër ndeshje kontrolluese. Skuadra e UTA mban pozitën e dytë në tabelë, që i mundëson inkuadrim direkt në Ligën e parë, ndërsa Adili është futbollisti i vetëm i huaj në skuadër. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button