Real Madrid siguron shërbimet e talentit 17 vjeçar
Real Madrid është duke investuar në të ardhmen e klubit, shkruan Lajmi.net, përcjell Portalb.mk.
Liderët e La Ligas kanë fituar garën për talentin suedez 17 vjeçar, Alexander Isak, i cili njihet si ‘Zlatan Ibrahimovic’ i ri në Suedi, shkruan ‘Marca’.
Isak do të nënshkruaj me Real Madridin kontratë pesë vjeçare, ndërsa do të vazhdojë të mbetet në Suedi te skuadra e AIK, derisa ‘mbretërve’ t’u kaloi dënimi i FIFA-s, që iu ndalon kryerjen e transferimeve.