Vazhdojnë aktivitetetet në kuadër të fushatës “Studenti, fuqi ndryshimi”

Forumi Rinor Islam dega Kumanovë në bashkëpunim me Unionin Studentor të Fakultetit të Administratës së Biznesit, në Kumanovë,  realizoi ligjëratën me temë “Studenti, fuqi ndryshimi”.

Gjatë dy seancave të ligjëratës ligjëruan Prof. Dr Muhamed Murtezi dhe Prof. Dr. Sevdail Demiri.

“Është e vështirë të bëhesh pjesë e ndryshimeve nëse nuk i njeh ndryshimet, dhe është e vështirë t’i njohësh rrethanat nëse nuk i përkushtohesh leximit”, deklaroi Murtezi.

Pjesa e dytë e seancës i takoi profesorit Sevdail Demiri, i cili poashtu elaboroi temën “Studenti, fuqi ndryshimi”, nga këndëvështrimi i tij. 

Ky ishte aktiviteti qendror i FRI-së, dega në Kumanovë, në kuadër të fushatës “Studenti, fuqi ndryshimi”, të cilën e organizon Forumi Rinor Islam për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Studentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button