Vejseli: Serioziteti i një partie politike varet nga konsistenca e qëndrimeve

Anëtari i RDK-së Vesel Memedi përmes profilit të tij në facebook ka përqeshur qëndrimet e partive politike shqiptare. ”Serioziteti i një partie politike varet nga konsistenca e qëndrimeve politike. 

Konsistenca e qëndrimeve politike të një partie politike krijon një masë kritike të publikut me po të njëjtat qëndrime politike që do të jepnin gjithçka nga vetja që të mbronin këto qëndrime. 

Për fat të keq, masa kritike në konsistencën e qëndrimeve politike nuk ekziston, sepse partitë politike shqiptare për 23 vite të pluralizmit kanë ndryshuar qëndrimet brenda natës për dekada të tërë. 

Ec e kërko diçka nga publiku, ku herë u thuhet bojkotoni zgjedhjet, herë u thuhet shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, herë nuk na interesojnë zgjedhjet presidenciale e herë u thuhet na interesojnë shumë. Mjerë populli me këta politikan që ndryshojnë qëndrimet politike si çorapet!” shkruan Vesel Memedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button