Trotuar dhe ndriçim rrugor në Batincë

Rruga kryesore nga fshati Draçevë deri në Markovo Sushica e cila kalon nëpërmjet fshatit Batincë të Komunës së Studeniçanit do të ketë edhe trotuar i cili do të jetë i ndriçuar.

Për të shënuar fillimin e punimeve të këtij projekti kapital për banorët e fshatit Batincë të enjten në mënyrë solemne kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki dhe ai i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski përuruan fillimin e punimeve të këtij projekti.

“Me këtë projekt do të ndërtohet trotuar me gjatësi prej 2.200 metra nëpërmjet fshatit Batincë i cili do të jetë edhe i ndriçuar sipas gjitha standandarteve, ndërsa në gjatësi prej 10 km do të fillojmë edhe me ndërrimin komplet të sinjalizimit”, theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Lupço Georgievski.

Investimi për këtë projekt arrin vlerën në 30 milion denarë, të cilat janë siguruar prej Buxheti shtetëror nga kredia e marr nga Banka Botërore, ndërsa afati për realizimin e tij është katër muaj.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski në fillimin e punimeve të këtij projekti vlerësoi se vendosja e këtij trotuari do ta rrisë sigurin e qytetarëve që jetojnë në Komunën e Studeniçanit.
Për këtë projekt, në emër të qytetarëve të Komunë së Studeniçanit vlerësime më te mira shprehu kryetari i komunës Azem Sadiki, i cili tha se realizimi i këtij projekti do të jetë i një rëndësie të madhe për banorët e fshatit Batincë.

“Kjo rrugë paraqiste rrezik të madh për arsye se në të lëviznin shumë fëmijë ndërsa rruga nuk kishte trotuar. Me këtë projekt është paraparë edhe ndriçim i trotuareve me çka do të zgjidhet edhe një problem për komunën tonë”, theksoi kryetari Sadiki.

Lajme të ngjashme

Back to top button