Vdesin dy të burgosur të Idrizovës, obduksioni do të zbardhë shkaqet
Dy të burgosur në afat prej 24 orëve vdiqën pasi që ishin transferuar për trajtim mjekësor në Klinikat e Shkupit
Autoritetet përgjegjëse, në pritje të rezultateve të obduksionit theksojnë se nga ana e tyre ishte ndërmarrë gjithçka për shërimin e tyre. Bëhet fjalë për 73 vjeçarin me inicialet M.A nga Gostivari dhe 56 vjeçari me inicialet S.R nga Reçani i Gostivarit, që po vuanin dënimin në burgun e Idrizovës.
Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore konfirmojnë për TV21, se me kërkesë të prokurorit publik është kryer obduksioni, por nuk jepen ende rezultatet për shkaqet e vdekjes së tyre.