Reshje të reja të borës, ELEM: importi i rrymës vazhdon

Konsumuesit tariforë me rrymë elektrike do të furnizohen me kohë. Defekti në kombinatin energjetik “REK Bitola” është eliminuar dhe elektrana tani punon me kapacitet të plotë, deklaroi sot drejtori i përgjithshëm i ELEM-it, Hristijan Mickoski. Ai tha se deri më sot, për importin e rrymës janë shpenzuar 2 milionë euro, por shtoi se deficiti financiar do të jetë shumë i vogël.

“Përkundër kushteve të motit, në kohë arritëm t’i sigurojmë sasitë e nevojshme të energjisë elektrike. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen… kështu do të jetë edhe në ditët e ardhshme”, u shpreh Hristijan Mickoski, Drejtor i Sh.A. ELEM, transmeton TV 21.

Në lidhje me akuzat e LSDM-së se janë shpenzuar 300 mijë euro për blerje të rrymës së shtrenjtë nga tregu rajonal, në vend se të stabilizohet dhe liberalizohet tregu vendor, Mickoski tha se këto janë pohime nebuloze që nuk kanë logjikë shkencore dhe teknike.

Meteorologët parashikojnë reshje të reja të borës në rajon. Nga dita e nesërmve, vendi do të jetë nën ndikimin e valëve të lagështa, por temperaturat do të jenë pak më të larta. Në pjesët veri-perëndimore të vendit, në orët e pasdites, do të ketë reshje bore, ndërsa në vendet më të ulëta do të ketë reshje të borës dhe të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button