Kishte ikur nga burgu, Policia e kapi 43 vjeçarin i cili duhet të mban 15 vjet burg

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar gjatë mesditës në Shkup një të dënuar me 15 vjet burg, i cili ishte arratisur. Ndaj tij kishte edhe fletarrestim nga Burgu i Idrizovës., transmeton Portalb.mk.

“Në bulevardin “Vojvodina” në Shkup, punonjësit e policisë e kanë arrestuar 43 vjeçarin E.D. nga Gostivari, me vendbanim në Shkup”, sqaroi Policia.

Ai ishte i dënuar me 15 vjet burg për shkak kryerjes së veprës penale që është e dënueshme në bazë të nenit 236 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button