Të burgosur nga “Idrizova” janë dërguar në spital, pas bastisjes nga njësia speciale e MPB-së

Dy të burgosur nga burgu i “Idrizovës” kanë kërkuar trajtim spitalor pas bastisjeve me ndihmën e njësisë speciale të MPB-së, mëson “Makfax”. Jozyrtarisht ata janë ankuar për lëndime dhe janë dërguar me autoambulancë në spital mëngjesin e sotëm. Pas mjekimit nga mjekët kujdestar në Qendrën Klinike, ata janë kthyer në burg.

Sipas burimeve të “Makfax” nga burgu, dy të burgosurit që kishin nevojë për trajtim spitalor deri dje pasdite ishin vendosur në pjesën gjysmë të hapur të burgut, pra në pjesën e sapondërtuar. Pas bastisjeve dhe për shkak të sjelljes së tyre, ata janë transferuar në pjesën e mbyllur të burgut.

Rezultati i bastisjeve nuk është bërë ende publik, megjithëse ato përfunduan mbrëmjen e djeshme. Ato janë bërë nga policia e burgjeve, me asistencën e Ministrisë së Brendshme.

Paraprakisht, specialistët kanë bllokuar të gjitha hyrje-daljet nga reparti, si dhe janë vendosur bllokues sinjalesh.

Ky veprim vjen pas djegies së katër veturave të të punësuarve brenda gjashtë muajve. Ndër rastet e fundit ishte djegia e veturës së zëvendësdrejtorit të “Idrizovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button