Katy Perry sërish single

Nga planet për martesë gjatë kësaj vere, vjen papritmas ndarja. Katy Perry duket se i ka mbyllur hesapet me të dashurin e saj, John Mayer. Këngëtarja 29-vjeçare i ka dhënë fund raportit me 36-vjeçarin, teksa gjithçka duhet të ketë ndodhur shumë shpejt, gjatë ditëve të fundit.

Një burim afër çiftit ka treguar se romanca mes tyre ka mbërritur fatkeqësisht në epilog, por më shumë detaje nuk janë bërë me dije. Një lloj sinjali u dha edhe nga fakti që John nuk ishte i pranishëm përkrah Katy në udhëtimin e saj drejt Londrës, ku performoi në “BRIT Awards”.

Vetë Katy nuk ka bërë asnjë postim mbi ndarjen në profilin e saj të Twitter-it, megjithëse nuk ka munguar një mbresë nga turi i saj i fundit, përderisa veç Londrës performoi edhe në Milano.

Gjithsesi, nëse ndarja do të konfirmohej, kjo nuk do të ishte hera e parë që ndodhte prej vitit 2012, kur u lidhën. Ata patën një “shkëputje” edhe gjatë marsit të vitit të kaluar, përpara se të pajtoheshin sërish.

Lajme të ngjashme

Back to top button